Connect with us

Kosova

Sot dita e gjykimit të madh, përballja që mund të sjellë kaos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka potencuar se takimi i radhës në mes të tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të jetë në funksion të ristartimit të këtij procesi.

Sipas tij në Bruksel do të shihet se në çfarë “gjendje ndodhet procesi i dialogut” dhe “cilat janë idetë për të ecur përpara”.

“Për bindjen time të fuqishme Marrëveshja Bazike me pjesën integrale të aneksit të Ohrit e bën fakt normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen së paku de facto në qendër, dhe prandaj kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, por e cila nuk është realizuar deri më sot”. – tha Kurti në një prononcim të shkurtër për media.

Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do t’i presë të mërkurën për një raund të ri të negociatave kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në përpjekje për të çuar përpara procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, ndërsa në bazë të një njoftimi të lëshuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), shefi i diplomacisë evropiane dhe emisari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojnë takime të ndara nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimet do të analizojnë bilancin se çfarë është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara. Do të ketë deklarata për shtyp para dhe në fund të takimeve”.

Advertisement