Sport
Sot ‘ferri’ katalanas për Interin
Një Barcelonë e egërsuar dhe një ‘Cmp Nou’ i mbushur plot e për plot e pret sonte Interin, skuadrën që mposhti katalanasit 1-0 një javë më parë në grupet e Champions League. Katalanasit e Xavi-t e kanë jetike fitoren përballë zikaltërve, pasi një barazim me shumë mundësi bën që ta mbyllin në grupe sezonin në Champions League. Edhe sonte Barça ka disa mungesa që përfshijnë Kounde, Kessie, Araujo, Depay, Bellerin dhe Christensen. As Interi nuk është i plotë, pasi përveç Brozovic mungojnë edhe sulmuesit Lukaku e Correa dhe për pasojë Dzeko dhe Lautaro do ta nisin titullarë. Në prag të ndeshjes trajneri i italianëve Simone Inzaghi thotë ‘se duhet të bëjmë diçka të jashtëzakonshme për 3 pikët ashtu si në ndeshjen e parë’.
Ndërkohë sfida tjetër e C luhet në Çeki mes Plzen që ka 0 pikë dhe Bayern-it me pikë të plota
Sakaq në orën 18:45 Napoli që po kalon një superformë do kërkojë të mbyllë kualifikimin në grup në sfidën me Ajax. Ndeshja e një javë më parë në Holandë përfundoi 1-6 në favor të italianëve dhe 3 pikët e sotme duken të arritshme. Po për vendin e parë në grup do luftojë edhe Liverpool, që ka udhëtuar në Skoci për t’u përballur me Rangers.
Në grupin B Atletico Madrid e vendit të fundit duhet të fitojë me patjetër kundër Club Brugge që ka 9 pikë, pasi në të kundërt rrezikon shumë kualifikimin. Sfida tjetër e grupit është mes Leverkusen dhe Porto-s, dy skuadra që pas 3 ndeshjeve të para kanë nga 3 pikë. Në grupin D Sportingu kryesues do kërkojë hakmarrjen ndaj Marseille-s, ndërsa Tottenham-i i Antonio Conte-s pret Frankfurtin në Londër me objektivin e vetëm fitoren, pasi skuadrat ndajnë vendin e dytë me katër pikë.