Connect with us

Politike

Sot GJKKO vulos ‘fatin’ e Sali Berishës

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe për atë çfarë pritet gjatë ditës së nesërme, vendimin e GJKKO mbi kërkesën e SPAK për të caktuar ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Sipas Bejkos, Berisha uron që të lihet në ‘arrest me burg’ dhe një situatë të tillë ta përdorë për t’u viktimizuar duke u bazuar në akuzat e tij ndaj pushtetit që e ka cilësuar si ‘regjim’. “Ai uron që jo ta lënë në arrest shtëpie por ta cojnë në burg qe të luajë rolin e një Mandele. Duke përfituar nga narrativa që ka krijuar është se kemi të bëjmë me një regjim…e gjëra të tilla”- tha Bejko. Ndërsa sa i takon pjesës tjetër që e ka mbështetur Berishën gjatë kësaj periudhe, Bejko tha se dyert për ta janë të hapura dhe se janë të justifikuar nga faji, duke theksuar se ish-kryeministri shfrytëzoi depresionin e demokratëve pas humbjes së zgjedhjeve parlametnare të 2021-shit. “PD i ka dyert e hapura për të gjithë anëtarët e saj përjashtuar ata që kanë probleme me drejtësinë. Pjesa tjetër, patjetër që është e mirëpritur, nëse ata pranojnë të vijnë do të thotë se është një lloj pendimi. Nuk kanë faj, Berisha shfrytëzoi depresionin që i kapi demokratët pas humbjes së zgjedhjeve të 2021-it, u premtoi atyre se përmes karizmës së vetë brenda 6 muajve do rrëzonte Ramën por nuk ndodhi.  Doli ajo që thamë ne, Berisha ka dalë aty për hallin e vetë, të mbledhë sa më shumë njerz për t;u thënë ndërkombëtarëve të bëjnë kujdes se mund të shkaktojë destabilizim si në vend ashtu edhe në rajon. Në fund doli sic thashë unë, përfundoi vetëm”- shtoi Bejko. Më tej Bejko krahasoi situatën ku ndodhet Berisha me fundin e ish-liderit të Libisë, Gadafi, duke thënë se tashmë ish-kryeministri është i vetmuar. “Berisha e ka ditur fatin që kur u shpall “non grata”. Nesër është fillimi i mbylljes së karrierës së Berishës të dalë me turp nga politika.  Unë e shikoja Gadafin disa ditë para se të ndodhte ajo, futur në turmë të madhe të nejrëzve dhe po këta qytetarë ishin të njëjtët që duartrokitën edhe fundin e tij”- tha nënkryetari i PD.

Pasi Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, sot (26 dhjetor), Gjykata e Posaçme me kryesuese Irena Gjokën, mblidhet për të dhënë vendimin mbi kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

Lorenc Vangjeli i këndon ‘këngën’ Lulzim Bashës: Hidhe vallen rrotullo, asetmadh i motrës o

Analisti Lorenc Vangjeli ironizoi sjelljen e Bashës në politikë. Duke iu referuar deklaratës së Bejkos i cili tha se në janar, Basha do të jetë më i angazhuar politikisht, Vangjeli mori shembull një prej këngëve nga ana e jugut të vendit, duke e krahasuar atë me veprimet e Bashës.

“Më bëri përshtpyje ajo që thatë ju do ta shihni në janar. Mu kujtua në mënyrë të befasishme një këngë që këndohet në bregun jugor të Vjosës. Është vallja e krushqve ku vargu i parë është drithërues. Ana e dhëndrit që thotë: Hidhe vallen rrotullo asetmadhi i motrës o! Ia presin krushqit: Mos e mburr mos e lëvdo, në janar do t’ja shoh. Origjinali i këngës është në mbrëmje do ta shoh. Por ne shohim se asetet nuk janë më të mëdha se të Piter Panit që nuk pranon të rritet “- përfundoi Vangjeli.

 

Advertisement