Politike
Sot Kuvend, interpelancë me ministren e Financave
Ditën e sotme, Kuvendi mblidhet për seancë plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës parashikohet interpelanca me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj nga deputetja e PD Jorida Tabaku. Po ashtu do të votohet projektligji i ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ që lidhet me sistemin e tatimit të individëve dhe entiteteve ligjore në Shqipëri. Në projektligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi. Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi) sipas një sistemi progresiv. Konkretisht të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%, ndërsa të ardhurat nga biznesi do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%. Ndërkohë, grupi i tretë (të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv) do të tatohen me normën tatimore 15% ndërkohë që dividentët tatohen me normën tatimore 8%. Tatimi mbi të ardhurat e korporatës ka një normë tatimore prej 15%.