Connect with us

Kosova

Sot me dëshirë, nesër me pahir/ Krstiç analizon dosjen Kosovë-Serbi

Gazetari dhe analisti serb, Branislav Krstiç, ka deklaruar se amerikanët dhe Brukseli duhet të bëjnë presion më të madh ndaj Vuçicit dhe Kurtit persa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, duke iu ofruar atyre variantin ‘merr sot ose nesër do ta marrësh me zor” dhe jo ‘merr ose lëre’.

Kërstiq e sheh zgjidhjen te krijimi i një asociacioni të favorshëm për të dyja palët, duke përfillur integritetin territorial i Kosovës, për të cilën thotë se do të krijohet deri në fund të këtij viti, ndërsa zgjidhjen përfundimtare të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit e parashikon në fund të vitit 2024.

Ai u shpreh se tani është momenti i fundit për një zgjidhje përfundimtare të Dosjes Kosovë – Serbi.

Krstiç ka folur edhe për zgjedhjet e 23 prillit për të cilat thotë se kanë qenë të ligjshme, por ai konsideron si të pakuptimtë faktin që dikush me 75 vota  të udhëheqë me Komunën e Zveçanit për të cilën thekson se ka rreth 15 mijë banorë serbë.

Gazetari i cili jeton në veri të Kosovës, e sheh të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja në atë pjesë, por vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithnjë me mbështetje serioze të autoriteteve ndërkombëtare.

 

Advertisement