Connect with us

Rajon

Sot takimi Kurti-Vuçiç

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet sot, e hënë 21 nëntor.

Në një komunikatë për media nga BE-ja thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do takohen në Bruksel me përfaqësuesin e Lartë te BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimet do të zhvillohet fillimisht ndaras e më pas do të ketë një takim të përbashkët. Kjo është një përpjekje të re e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës.

Takimi ndodh në ditën kur ishte paraparë të fillonte faza e dytë e zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato të Kosovës, RKS

Advertisement