Connect with us

Politike

Sot u ekzekutua me 7 plumba, në 2017 Berisha akuzonte Ardian Nikulaj për…

Sot në Shëngjin të Lezhës është ekzekutuar me armë zjarri nga dy persona, Ardian Nikulaj, personazh i njohur për zonën por edhe për politikën. Përveçse ndër vite ka mbajtur poste të rëndësishme, si psh. kreu i Aluiznit, ka pasur edhe shumë akuza nga figura të larta të Partisë Demokratike. Në vitin 2017, kryedemokrati Sali Berisha e akuzonte si një person të lidhur me kriminelët dhe me vrasësit, duke i renditur veprat kriminale që kishte në “kurriz”. Madje bëri me dije dhe ndryshimin që i kishte bërë mbiemrit nga Marku në Nikulaj.

POSTIMI I PLOTË:

Ne regjimin e banditokracise kriminelet dhe vrasesit jane ne krye te listes! Qytetari dixhital denoncon drejtorin e Aluiznit ne Lezhe, Ardjan Nik Ulaj si: -Person me dosje te hapur per vrasje; Person i denuar ne Itali per shitje te lendeve narkotike; -Person i denuar me vendim gjykate per armembajtje pa leje; -Person qe ka ndryshuar emrin nga Ardjan Nik Ulaj ne Ardjan Marku! I bej thirrje prokurorise se shtetit te verifikoje me pergjegjesi te larte informacionin e qytetarit dixhital dhe vertetesin e tij. “Doktor Sali Berisha te urojm shendet e Jete sa me te gjate jemi Demokrate nga qyteti Lezhes.Ne lezhe na mbyten Kriminelet dhe vrasesit e kesaj qeverie , boll Po largon ti zoti Berisha Po perseri dalin shume te tjere,nje nder ato eshte .Ardjan Nik Ulaj ,i cili e ka nderruar mbiemrin .dhe e ka kthyer ne.Ardjan Marku. Ky person ka qen i denuar dy her per arme mbajtje pa leje me vendim gjykate.ka nje DOSJe te hapur ne policin e Lezhes te cilen e ka per vrasje .eshte l denuar e dhe ne Itali per shitje te lendeve narkotike. Sot eshte Drejor i Aluizmit Ne Lezhe. I vene ne poste te rendesishme nga vete EDI Rama ,Arben ndoka edhe Ardjan Nik Ulaj .i ke perdite per dreka dhe darka me deputet te partise Socialiste,dhe me drejtues te policise se Lezhes?j Kemi besim vetem tek ti Zoti Berisha,jemi me ty gjer ne vdekje .se keta kriminel te Edvin Rames spo na lene te bejm fushate te ndershme te cilet kan mbushur malet Lezges me Hashash i cili Drejtori vrases dhe trafikant i Aluizmit te Lezhes Nuk ka plotesuar as formularin e Dekriminalizimit ?zoti Berisha do jemi gjithmone mbas teje ashtu sikur edhe ti Nuk na ke lene tash 26 vjet. Vetem tek ty kemi te ardhme. rrofsh sa malet o lideri yne.” “Pershendetje doktor BERISHA ! Pjesemarrja e lire ne takime politike eshte e drejte e cdo njeriu .Por kjo ne shumicen e rasteve po ndodh dhunshem.Sot nxenes te shkolles se mesme ‘Sabah Sinani ‘ te qytetit te Pukes jane detyruar te marrin pjese ne takimin e organizuar nga partia socialiste me deputetet Ditzi Bushati e Pjerin Tenderi ne kuader te vjedhjes me cdo kusht te votave ne favor te R ilindjes.Pjesemarrja e detyruar eshte organizuar nga drejtueset mediokre te shkolles ,drejtoresha Angjelina Paloka e n/drejtoresha Jorgjie Dodani te cilat pasi kane nxjerre nxenesit nga mesimi jane kujdesur qe te gjithe te jene pjesemarres duke survejuar hipjen e tyre ne autobuset qe do t’i dergonin te lokali ‘SH&SH ‘ku do behej takimi .Nderkohe qe nxenesit qe kane marre pjese (ose prinderit e tyre)ne protesten e 18 shkurtit jane kercenuar me vleresime te uleta ne mesime .Kjo eshte pasqyra e vertete e reformes se Lindites se Edi masshtruesit .Ky eshte shteti qe nuk duam. Te lutem anonim!

Por akuzat ndaj tij nuk mbaruan me aq. Në vitin 2021, ish-kreu demokrat, Lulzim Basha nga Lezha, ritheksoi se krimi zgjedhor kryehet nga Edi Rama dhe Tom Doshi, por përmendi edhe emrin e viktimës së sotme, duke e cilësuar si një nga komponentët kryesorë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2 viteve më parë.

T’i marrin nderin, të ardhmen fëmijëve tanë, prindërve tanë. E tyre është Shqipëria? E tyre është Lezha? I kanë bërë llogaritë gabim edhe Pjerin Nderu, edhe Ndrec Deda, edhe Arben Ndoka, edhe Ardian Nikulaj, edhe ushtarët e tyre. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë. Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po e ngrenë dhe do i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar,”-tha Basha.

Megjithatë paravarëisht akuzave të tyre, kurrë nuk është hetuar nga Prokuroria, ose të paktën, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar që e konfirmon hetimin.

Advertisement