fbpx
NTV
No Result
View All Result
11/01/2021 , 13:53
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
11/01/2021 , 13:53
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sot vendimi për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, gjendja e tij e rënduar

by Kasaj
11/12/2020 , 9:55
0 0
Sot vendimi për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, gjendja e tij e rënduar
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth orë 10:15 minuta, pritet të jepet masa e sigurisë për efektivin e “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi me armë zjarri dhe i mori jetën, 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Për efektivin, prokuroria kërkon arrest me burg dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e deritanishme të hetimit, nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë, burime konfidenciale nga Policia thanë se efektivi i Forcave speciale është në gjendje të rënduar psikologjike.

Si ndodhi vrasja

Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar e gjithë dinamika se si ka ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha. Sipas raportit paraprak të Prokurorisë së Tiranës, efektivët e patrullës së Policisë, teksa po kontrollonin një automjet tip “Chevrolet”, në afërsi të bar “Xh…”, kanë konstatuar një person rreth 30 metër larg automjetit që po kontrollohej, duke qëndruar i mbështetur në një pemë.

Efektivi i Policisë ka deklaruar se e ka thirrur personin e panjohur, duke iu drejtuar: “O djali, ndalo pak!”. Por ai është larguar menjëherë, duke kaluar mes për mes rrugën “Dritan Hoxha”.

Në momentin që ai ka kaluar në rrugën kryesore, efektivi i dytë që ndodhej duke kontrolluar automjetin “Chevrolet” është vënë në ndjekje të tij. Ndjekja ka vazhduar për disa metra nga mbrapa ndërtesave që ndodhen në anë të rrugës kryesore.

Në raport, referuar versionit të Policisë, thuhet se në anën tjetër të rrugës, në vendin e quajtur rruga “At Zef Valentino”, pasi ka ndodhur vrasja, nga kontrolli i Policisë është gjetur një armë zjarri, pistoletë “Mini Blovv”.

Por vendi ku është gjetur arma, me vendin ku ishin punonjësit e Policisë, është në një largësi të konsiderueshme dhe për shkak të ndriçimit të dobët, është e vështirë të shihet arma. Pistoleta është gjetur në anën tjetër të rrugës, në një kthesë.

Sipas dëshmisë që citohet në raport, ka pasur një ndjekje për disa metra, madje edhe një përleshje fizike mes viktimës dhe efektivit të Policisë. Madje ai pretendon se është rrëzuar dhe ka qëlluar me armë fillimisht drejt gjymtyrëve të poshtme të Klodian Rashës.

Sipas prokurorit të çështjes, pranë dyqanit të pjesëve të këmbimit, që ka kamera sigurie, por që deri tani ende nuk është bërë e mundur këqyrja e tyre, është qëlluar nga ana e punonjësit të Policisë dhe është fiksuar një gëzhojë aty para.

Por edhe pas të shtënave, Klodian Rasha ka vazhduar të vrapojë për t’u futur në rrugicën në krah të dyqanit, por është qëlluar sërish nga pas, në pjesën e shpinës. Në këtë kohë ai është rrëzuar në tokë, duke mbetur i vdekur në vend.

Related Posts

Problemet me energjinë prej motit të keq/Situata vjen duke u përmirsuar bashkë me incidentet që kanë ndodhur
Aktualitet

Problemet me energjinë prej motit të keq/Situata vjen duke u përmirsuar bashkë me incidentet që kanë ndodhur

11/01/2021 , 13:43
A ju ka kërkuar diçka në shkëmbim Erdogan për bujarinë e tij? Ja si përgjigjet Rama
Aktualitet

A ju ka kërkuar diçka në shkëmbim Erdogan për bujarinë e tij? Ja si përgjigjet Rama

11/01/2021 , 13:03
Faza e dytë e “Deputeti që duam”/ Rama: Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit
Aktualitet

Faza e dytë e “Deputeti që duam”/ Rama: Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit

11/01/2021 , 12:36

Recent Posts

  • Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit
  • 6 Mënyra të Thjeshta Si të Forconi Mushkëritë në Kohën e Covid-19
  • Problemet me energjinë prej motit të keq/Situata vjen duke u përmirsuar bashkë me incidentet që kanë ndodhur
  • Si Të Humbisni Dhjamin E Tepërt Dhe Të Luftoni Diabetin Me Anë Të Dietës Alkaline
  • Si Të Largoni Shenjat E Plakjes Nga Fytyra – Maska Me Turmerik

Kategorite

  • Aktualitet (1,060)
  • Bota (1,138)
  • Ekonomi (188)
  • Foto lajm (10)
  • Horoskopi (84)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (180)
  • Kronike (230)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (47)
  • Lifestyle (415)
  • MEMORIE (7)
  • Moti (85)
  • OPINION (33)
  • Pinknews (587)
  • Politike (304)
  • Rajon (104)
  • REAGIM (67)
  • Shendeti (293)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (25)
  • Sociale (53)
  • Sport (260)
  • Videonews (246)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!