Sport
Sot vendosen fatet e “grupit të ferrit”, luhen në mbrëmje Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali
Sot vijojnë ndeshjet e Euro 2024. Emocionet pritet të përfshijnë tifozët kuqezinj pasi në mbrëmje Shqipëria përballet me Spanjën.
Kombëtares sonë i duhet një fitore për të ëndërruar kualifikimin në fazën tjetër atë me eliminim direkt.
Po ashtu sot do të luhet edhe ndeshja Kroaci-Itali. Të dyja sfidat do të luhen në të njëjtin orar në 21:00 pasi janë pjesë e grupit B.
Kuqezinjtë do të gjejnë në Dyseldorf “Iberikët” që kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup.
Këta të fundit pritet të luajnë me formacionin e dytë. Megjithatë siç deklaroi një ditë më parë trajneri i Spanjës, ata do të futen për fitore sepse “në futboll nuk ka mëshirë”.
Nga ana tjetër, edhe Kroacia me Italinë luajnë për fitoren. Deri më tani situata në grupin B qëndron e tillë ku Spanja në vendin e parë ka 6 pikë, Italia e dyta me 3 pikë dhe Shqipëria e Kroacia, respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt me nga 1 pikë.