Connect with us

Aktualitet

Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK

Sot mbahen zgjedhjet për kreun e SPAK. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.  Në sallën ku po bëhet intervistimi i kandidatëve nga KLP kanë mbërritur edhe përfaqësues të ambasadës amerikane. Ndërkohë mungon 1 nga 11 anëtarët e KLP që duhet të votojnë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. 11 anëtarët e KLP-së që duhet të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.

Arben Kraja, përmes një mesazhi në Twitter i ka uruar sukses 3 kandidatëve duke shtuar se Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë.

Vijon…

Axhenda

1671183663_16711736681667227003page.jpg

 Tre kandidatët  Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:02

Kandidat për kreun e SPAK, Xholi: Nuk vëmë zyrtarë para ligjit me opinione, vetëm me prova

1671182835_WhatsAppImage20221216at10.24.293.jpeg

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adanan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marrë drejtimin e organit të akuzës, u pyet nëse do të arrestojë zyrtarë të lartë. Xholi tha se para drejtësisë do të shkojnë ato zyrtar për të cilët ka prova se janë të përfshirë në një aktivitet kriminal.

‘Duke qenë se që nga shtatori kam nisur punën pranë asaj strukture kam qenë edhe shumë vite të tjera pranë së njëjtës godinë por me emër të ndryshuar. Nëse do kemi prova të tilla të cila vënë para dyshimeve se një zyrtar i lartë është i përfshirë në një aktivitet kriminal nuk do i shpëtojë kthetrave të BKH-së, po jo me opinione dhe fjalë boshe, duhet të mblidhen provat dhe të bëhen hetim sa më cilësore. Struktura është krijuar falë vullnetit politik, pikërisht për të goditur korrupsionin e niveleve të larta dhe krimin e organizuar. Jemi një strukturë që paguhemi një lloj sa gjithë të tjerët. Shtesat në vjetërsi apo shtesat që ne kemi hequr dorë nga privatësia rrit këtë pagë.- tha Xholi.

Synon drejtimin e SPAK, Xholi: Deri më tani ka bërë punë të shkëlqyer! Ndarja e dosjeve për prokurorët duhet elektronikisht për më shumë besueshmëri

1671184265_WhatsAppImage20221216at10.24.28.jpeg

Adnan Xholi kandidat për të marrë drejtimin e SPAK, tha se ky institucion deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer.

“Ka arritur rezultate të suksesshme dhe ka qenë punë e shkëlqyer e kolegëve të mi në prokurori dhe ko kërkoj që të vijohet me të njëjtin ritëm edhe në vijim, por duke rritur shpejtësinë në kryerjen e hetimeve. Në lidhje me kompetencat që ka pasur Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK, Krimet e Rënda ka pasur një vrull se të gjitha krimet e rënda janë transferuar aty. Shorti është manual dhe për publikun do duhet të kishte një short me pajisje elektronike që të mos jetë i manipulueshëm, për ne nuk ka asnjë problem.

Pika ime e fortë, i kam provuar të gjitha funskionet drejtuese. Bashkëpunimi im është mendoj një nga pikat e mia të forta. Nuk po shohim kalamajt tanë, por me kolegët kemi një bashkëpunim”, tha Adnan Xholi.

Ora 10:44
Gara për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi prezanton platformën: Nga eksperienca prej vitesh si drejtues tek hetimet për ngjarje e rënda të ‘97

Adnan Xholi kandidat për kreun e ri të SPAK, ka paraqitur sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij për të fituar këtë pozicion.

‘Kam aftësitë e duhura për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme sikurse është SPAK. Trupa e prokuroreve të SPAK është trupa më profesionale e prokuroreve të RSH dhe jam krenar që punoj me ta dhe që shkëmbej informacione në çdo moment. Trupa e prokurorëve të SPAK duhet të fillojë me hapa të tjera në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me qëllim për të fuqizoi punën e kësaj strukturë. Gjithmonë duhet të bazohemi në prova të pakundërshtueshme pranë gjykatës. Vij këtu si kandidati që kam 24 vite punë për prokurori eksperiencë pa shkëputje. Drejtuesi duhet të marrë përgjegjësitë duke vënë në eficencë të gjitha mekanizmat ligjore për të dhënë vëmendjen e duhur për çështjet e korrupsionit te zyrtarët e lartë dhe te krimi i organizuar.

Në çështje sensitive është detyre e drejtuesit të marrë për sipër që të përfaqësojë akuzën. Drejtuesi duhet të japë kontributin e tij pranë GJL. Drejtuesi ka rolin që të tërheqë të gjithë trupën në një betejë që është i vetëm në luftën kundër kriminalitetin. Çdo lloj prokurori do të ketë mbrojtjen time nëse sulmohet. Do vë në dispozicion bagazhin time dhe eksperiencën për 13 vite si drejtësi, eksperiencë në skuadra të përbashkëta hetimore, në fushën akademikë, në botime. Kam mbajtur peshën kryesore në ato çështje sensitive që kishin të bënim me vrasje dhe trafikimin e personave. Kam qenë pjesë e hetimit në ngjarje e rënda që kanë ndodhur si rrjedhojë e ngjarjeve kriminale në ’97. Kam qenë prokuror që kam hetuar dhe përfaqësuar akuzën në hetim. Kam qenë prokuror që kam përfaqësuar disa çështje me autoritetet huaj sa i përket trafikimit të lëndëve të forta narkotike.

Po bëj një vit që jam prokuror në SPAK dhe e kam të pamundur që të bëj para jush me dije ato çështje sionisteve që kam në hetim. Po bëj para jush prezent faktin se më jam prokurori që më ka rastisur të jem në hetimin me skuadrën mes Francës dhe Shqipërisë në kuadër të grupeve kriminale. Kam sjellë vendim të formës së prerë për subjekte që merrnin pjesë në vjedhje në shtete të ndryshme të Europës.

Eksperienca në drejtimin e një strukture

Mbi gjysmën e  karrierës kam qenë në pozicione të ndryshme hetuese. Kam bërë të pamundurën që të bashkëpunoj mirë me stafin dhe me institucione vendase dhe ndërkombëtare. E thash dhe në fjalën hyrëse kam mbajtur peshën kryesore për shkak të edukimit duhet të isha unë drejtuesi që të përballesha me kriminelët. Kam dhënë mbi 44 akte, ku unë kam qenë vetë hartuesi dhe miratuesi pranë strukturave të ndryshme të Prokurorisë Shqiptare. Në lidhje me çështjet me interes të lartë publik. Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas ’97.

Dy drejtorët e FBI më kanë dhënë vlerësime maksimale në luftën që kam dhënë kundër krimit të organizuar. Prokurorët nuk do të ndihen vetëm asnjëherë. Për ato muaj që unë jam pjesë e prokurorisë së posaçme do të vijoj që të jap një sinergji të re për prokurorinë gjyqësore. Të vihet në eficensë struktura e prokurorisë gjyqësore.

Tashmë format e krimit po ndryshojnë pjesë dërrmuese po përdorin teknologjinë e lartë të informacionit dhe do marrim hapat që të trajnojmë të gjithë OPGJ dhe oficerët e BKH-së. Do insistoj që të bëj të mundur blerjen e programeve përkatëse. Pa cënuar aspak pavarësinë e prokuroreve do të synojë një trupë e elitë e prokurorëve të marrë pjesë dhe të përfaqësojë prokurorinë parën Gjykatës së Lartë.

Të mundësohet bërja efektive e shortit elektronik. Do mbaj kontakte të vazhdueshme me ILD për mënyrën se si vijon inskenimi i aktivitetit të prokurorisë. Do mundësoj që aktet nënligjore të dalin në mënyrë permamente.’- tha Xholi.

Zgjedhja e kreut të SPAK, përfaqësues të SHBA në sallë për të monitoruar procesin! Mungon 1 anëtar i KLP

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane kanë mbërritur në KLP për të monitoruar nga afër procesin e votimit. Ndërkohë mungon një prej anëtarëve të KLP që duhet të votojë për kreun e ri të SPAK.

Ora 09:01
Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK, Kraja: Suksese kandidatëve! Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë

1671177609_FkFV77FXgAAXWC4.jpg

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka publikuar një fotografi me 3 prokurorët që janë në garë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme dhe ka dhënë një mesazh për ta.

“Suksese kandidatëve për Drejtues! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, tha Kraja.

Advertisement