Aktualitet
Spahiu: Ja pse ju dha vula e PD Berishës
Kreshnik Spahiu duke folur për vulën e Partisë Demokratike, u shpreh se ajo i kaloi Berishës pasi ky vendim ishte pjesë e paktit mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.
‘Mendoj që të gjitha ankesat e Berishës për problemin e tij non grata kanë qenë lëvizje taktike për kohë. Kohë për organizim në parti, kohë për zgjedhje, kohë për të shtyrë rradhën. Berisha ka qenë i qartë në rezultatin që pritej. Berisha fiton nëpër gjykatat shqiptare, por tani i është hapur precedent, ka humbur në Francë, në një komision Apeli në Britani, ka humbur në Uashington. Janë krijuar disa precedentë. Nga informacionet ajo është rrëzuar për arsye proceduriale afati, nuk i kanë hyrë themelit.
Berisha nuk është deklaruar fajtori në Britani apo SHBA. Ata nuk kanë detyrim të nxjerrin prova. Berisha është i shpallur politikisht non grata dhe në këtë rast nuk ka arsye të nxirren prova. Është politikisht dhe shteti të vendos vizën. Unë jam i shpallur non grata në Greqi, dhe nuk ka detyrimin shteti të nxjerrë arsye. Ata e konsiderojnë kërcënim për sigurinë e tyre kombëtare.
Praktika e shpalljes non grata nuk është vendim gjykate për prova gjyqësore. Ka një establishment. Ata nuk e bëjnë vetëm për Berishën, e kanë bërë dhe për shtetas të tjerë.
Mendoj se është i pritshëm vendimi. Vula do të bashkonte tek Berisha që nga marrëveshja e Rithemelimit me PS. Kam shkruar 5 pikat e marrëveshjes Rama-Berisha. Mori vendim nën shkeljen e syrit të ish-qeverisë së demokratëve dhe qeverisë socialiste. Kam arsye të besoj në këtë. Procedurialisht në të drejtën administrative, kjo çështje duhet zgjidhur brenda një muaji. Ka filluar që në dhjetor 2021. Po bëjnë dy vite e gjysmë provës anti ligjor. Berisha mund të jetë lideri legjitim. Ai është shumica e PD-së. Ai është vullneti. Por fakti që procesi u vonua dy vjet e gjysëm, tregoi se kishte ndërhyrje politike. Dhe u dha për një ditë e gjysmë. Kishte marrëveshje dy palëshe unë kryeministër, ti lider opozite. Rifreskojmë marrëveshjen e 2008.
Mendoj se ditën që do vijë ambasadori i ri, Yuri Kim do i duket lule. Mendoj se do ketë rol më shumë aktiv.’