Connect with us

Kronike

SPAK: Burg për falsifikatoren Etleda Çiftja

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. Akuzat që rëndojnë mbi Çiftjan janë “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Ndërsa vijon të japë vendime si trupë gjykuese e KPK, SPAK ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra pasi konsiderohet përgjegjëse për falsifikim.

Mësohet se falsifikoi 2 kontrata, mashtroi Bankën dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie. Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK.

Sipas SPAK, kontrata reale ishte 300 mijë lekë dhe pasi e falsifikoi duke ruajtur të njëjtat ekstrakte të kontratës reale e bëri 50 mijë euro. Gjithashtu thotë se Çiftja solli 2 vërtetime pune në 2006, por realisht nuk ka punuar tek ato kompani dhe nuk ka paguar sigurime shoqërore.

Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

Advertisement