Kronike
SPAK çon në gjykatë Rezart Taçin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK, ka përfunduar hetimet për ish bosin e naftës Rezart Taçin, kunatin dhe shoferin e tij, të akuzuar për pastrim të miliona eurove në Shqipëri, për llogari të mafies Italiane. SPAK, ka dërguar për gjykim Taçin, Artur Ballën dhe Bledar Lilo, për pastrim të 18.4 milionë eurove të grupit mafioz Cosa Nostra, sipërmarrësit Francesko Zummo, Fabio Petruzzella, Danielle Cestagalli dhe disa persona të tjerë.
Taçi I cili aktualisht është në kërkim, dyshohet se në kuadër të grupit të strukturuar criminal, kanë organizuar një skemë financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtëte të ndryshme, për të pastruar paratë. Grupi I tacit, ka kryer edhe disa veprime në një bankë të nivelit të dytë, por që nuk ka arritur ti kryej të gjitha për shkak se çështja hyri në hetim nga SPAK.
Nëpërmjet këtyre transaksioneve, prokurorët e posaçëm, mblodhën prova të mjaftueshme se këto transaksione po kryheshin për pastrim parash, për të cilat Rezart Taçi do të merrte një përqindje të caktuar të parave që ishin futur në bankën në shqipëri, por këto transaksione do të vijonin edhe në vende të tjera.
Si përfundim, SPAK, sekuestroi në bankën e nivelit të dytë, 18.4 milionë euro.,
Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, do të përballën në gjykatën e posaçme kundër korrupsionin për tre vepra penale, pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, grup I strukturuar criminal dhe kryerja e veprave nga grupi I strukturuar criminal.

