Connect with us

Kronike

SPAK dhe Redjan Rraja/ A do sekuestohet makina e Kejvinës…

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës. Mes pasurive të sekuestruara është edhe një makinë e cila ishte në përdorim të modeles Kejvina Kthella. Ndër të tjera SPAK kërkon që shtetit t’i kalojnë 1 apartamenti, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë ‘Rolex’ dhe si dhe 2750 euro.
Konkretisht SPAK kërkon që të GJKKO të konfiskoje dhe t’i kalojë shtetit këto pasuri:
Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

 

Advertisement