Aktualitet
SPAK hap dyert për Sonila Qaton
Është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-drejtoresha e ARRSH-së dhe ish-ministrja e Shtetit, Sonila Qato.
Qato ishte shoqëruar nga avokati i saj, ndërsa mësohet se ajo është thirrur për të dëshmuar në lidhje me çështjen e Rrugës së Arbrit.
Lajmi ne perditesim…
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Jashtë dyerve të SPAK, Qato ka deklaruar për gazetarët se është pyetur si person që ka dijeni pa dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë proces.
Ajo është thirrur të japë sqarime në SPAK, në lidhje me një kallëzim që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit për tenderin m vlerë 5 milionë euro, për ndërtimi ne rrugës Kardhiq-Delvine
Qato është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.