Aktualitet
SPAK kërkon arrestimin e tij, Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Ja SMS që dërgoi live
Teksa SPAK po kërkon arrestimin e tij, ish-ministri Arben Ahmetaj ka dërguar një sms në redaksinë e emisionit “Opinion”.
Ahmetaj thotë se do të dalë kur e vërteta sipas tij, të ketë marrë dritë dhe të lexohen të gjitha provat në favor të tij.
Gjatë kësaj kohe ka shumë aludime rreth vendndodhjes s ëish-ministrit, ku disa burime pretendojnë se mund të ketë shkuar në Kanada, e disa të tjera në Europë.
Ish-ministri akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi gjatë kohës që ka qenë ministër, ka favorizuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke marrë para prej tyre.
Do dal kur ju te lexoni dosjen.
Do dal kur ju te tregoni qe akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me nje njeri qe ne ate kohe ka qen njeri normal dhe ne punet e veta.
Do dal kur te lexoni qe akuzohem per korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrore ne treg t lire.
Do dal kur t kuptohet qe bashkjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion te pastër bankar nje prone.
Do dal kur te kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qene kurre po kurre pronar i asaj prone qe te ishte ne gjendje qe ta falte apo dhuronte.
Do dal kur te lexoni gjithë letrat e mia ne favor te interesit publik si ato qe shyqyr qe dolen sot.
Do dal kur e verteta te ket mar rruge.
Do dal kur ju te beni pyetje te vertete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj
Do dal kur ta kuptoni qe skam pas lidhje me proceduren.
Do dal kur t elexoni se ato biseda te 2012 jane komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq me teper ne opozite.