Aktualitet
SPAK kërkon arrestin e tij, Berisha shfaqet në protestë: Bisturia të merr jetën kur…
Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës para Gjykatës së Lartë, ku do të merret vendimi për vulën e PD.
Ai tha se ligji është si bisturia. Kur ai është në dorën e mjekut shpëton jetë, ndërsa në dorën e kriminelit merr jetë. Kështu, Berisha hodhi akuza sërish ndaj gjykatave dhe prokurorive të vendit duke i cilësuar si të lidhura me krimin dhe PS.
Ndërkjohë, në orën 11:00 në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.
Berisha është pritur nga mbështetës të shumtë, të cilët kanë bllokuar rrugën duke krijuar probleme në qarkullim.
Ndërkohë, policia nuk ka marrë masa pasi nuk është njoftuar që do të ketë bllokim të rrugëve.
Çështja e vulës në Gjykatën e Lartë shqyrtohet nga gjyqtarët Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.