Connect with us

Kronike

SPAK lëshon 11 urdhër arreste, si u zbulua Erzen Breçani nga përgjimet e aplikacionit Sky

Ditën e sotme SPAK ka lëshuar disa urdhra arresti, si pasojë e të cilave u bë e mundur shoqërimi në polici i ish-drejtorit Erzen Breçani dhe i shefit të krimeve të Komisariatit nr. 6 në Tiranë Dedan Gjoni.

Hetimet e SPAK kanë nisur pas transkriptimeve të aplikacionit Sky-ECC, ku referuar hetimeve ky grup akuzohet për trafik droge, grup kriminal por edhe ngjarje të rënda kriminale si vrasje.

Në total janë lëshuar 11 masa sigurie, në sajë të këtij operacioni. Burime bëjnë me dije se për djalin e Breçanit nuk është ekzekutuar urdhëri i arrestit deri më tani. Sipas informacioneve jo zyrtare ky i fundit ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.

Sakaq bëhet me dije se urdhër arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, i njohur për konfliktin që pati me Ervis Martinajn në vitin 2018, në një lokal në zonën e ish-bllokut ku mbeti i vrarë 1 person.

Advertisement