Connect with us

Politike

SPAK nuk ndalet, sekuestrohet vila e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalzit

Teksa kryedemokrati Sali Berisha mbante konferencën me gazetarët dhe Jamarbër Malltezit ndodhet pas hekurave, policia dhe SPAK kanë zbarkuar në vilen e këtij të fundit në zonën e Gjirit të Lalzit, për t’ia sekuestruar.

Dy përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik hyne brenda vilës për të vendosur sekuestron preventive.

Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën per privatizimin e ish kompleksit Partizani. Sipas SPAK, Malltezi duke shfrytëzuar pushtetin e ish kryeministrit ka arritur të marrë përfitimet e parregullta.
Advertisement