Connect with us

Aktualitet

SPAK po mbledh të dhëna nga vendet e BE-së për pasuritë e Ilir Metës

Gazetarja Anduena Llabani tha se SPAK është në pritje të letërporosive nga vende të ndryshme të BE-së në lidhje me pasuritë që janë (apo dyshohet se janë) në emër të Metës dhe familjes së tij.

Po ashtu Llabani bëri me dije se hetimet për çështjen CEZ DIA janë drejt fundit.

“Oltion Bistri ka qenë punonjës në partinë e drejtuar nga Meta. Mendoj që jo rastësisht këta njerëz marrin këta pozicione. Politika i vendos ata, i katapulton, i përdor ata.

Oltrion Bistri mund të jetë një thesar sa i përket fakteve se si funksionojnë sot lidhjet mes politikës dhe krimit.

Po bëhen verifikime për të gjithë procedurat ose për faturat ekonomike. Është në fazën ku përveç faktit penal, Meta po hetohet nga SPAK dhe për faktin ekonomik.

Janë në pritje të letërporosive.

Nuk është imun Meta nga pasuritë jashtë vendit. Këta janë të gjithë me pasuri dhe me prona jashtë territorit dhe në vende të BE ku e dimë shumë mirë se çfarë kalvari duhet të kalosh që të marrësh një shtëpi, një restorant etj.

SPAK është duke mbledhur të dhënat nga vendet e huaja në lidhje me pasuritë që janë, apo dyshohet se janë në emër të Metës dhe familjes së tij.

Çështja ndaj Metës për Çez Dia është drejt fundit”, tha ajo

Advertisement