Politike
‘SPAK-u vegël e Ramës’, Berisha: Avokatë paraqitën prova përvëluese
Ish kryeministri Sali Berisha, nga arresti shtëpiak ka mbajtur fjalim për mbështetësit, që mblidhen për të disatën herë radhazi poshtë banesës së kryedemokratit në formë proteste.
Gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, Berisha akuzoi prokurorët e SPAK se janë vegla të Edi Ramës.
Sipas Berishës, avoketërit nxorën prova përvëluese të cilat dëshmojnë se skapistët janë vegla të Ramës.
Berisha: Dje u paraqitën nga avoketërit prova përvëluese të cilat u dëshmonin skapistëve se ata janë veglat e Edi Ramës
Miqtë e mi!
Po në 24 orët e fundit, Edi Rama me skapin e tij, larot e tij, vendos të tregojë para shqiptarëve se ka krijuar mekanizmin e përjashtimit nga parlamenti të çdo deputeti pavarësisht i mazhorancës apo opozitës, për të përfaqësuar në parlament qytetarët që e kanë votuar përsa kohë që ka mandatin.
Por ata nuk kanë ligj, nuk kanë moral, janë të korruptuar nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, qeveri.
Miqtë e mi!
Dje u paraqitën nga avoketërit prova përvëluese të cilat u dëshmonin larove të Edi Ramës, skapistëve, grupit të strukturuar kriminal se ata janë nën urdhrat e Edi Ramës, se ata janë veglat e Edi Ramës.
Ata janë vegla të Edi Ramës ndaj dhe këto prova refuzuan ti merrnin njëlloj sikur të ishin reparti i sigurimit të shtetit.
Miq!
Denonconi çdo orë, çdo ditë Edi Ramën si kreun e organizatës kriminale qeveri, dhe skapin e tij si një organizatë kriminale.