Connect with us

Politike

SPAK urdhër-arrest me burg, Vangjush Dako vetëdorëzohet

Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë E Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

SPAK zbarkoi sot në Durrës, por sipas burimeve ish-kryetari i kësaj bashkie ndodhej në Tiranë.

Ndërkohë pak më parë, u pa se hyrja e drejtorisë së policisë së Tiranës, u mbulua me një fasadë, për të mos u parë momenti kur Dako futet brenda./ balkanweb

Advertisement