Aktualitet
SPAK urdhëroi arrestimin e tij, Beqaj u vu në pranga për abuzimet me fondet e Bashkimit Europian
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Bashkë me të janë arrestuar edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla. Sipas informacioneve Beqaj u vu në pranga në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC nga Bashkimi Europian.
Beqaj ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Ai e ka mbajtur detyrën deri në momentin që u detyrua të japë dorëheqjen pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. Prej datës 28 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle edhe në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera kryesisht në Tiranë. Kontrollet kanë ardhur pasi ndaj Beqajt nisi hetim për lidhjet që ish-ministri ka pasur ose ka me këto kompani, dhe mënyrën sesi janë lidhur kontrata kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Arrestimi i Beqajt me urdhër të SPAK, në pranga financieri i tij Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla
TIRANË– Me urdhër të SPAK është vënë në pranga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Bashkë me të janë arrestuar edhe financieri i tij Ermal Kurtulaj, i cilësuar dhe si krahu i djahtë i Beqajt dhe personi tjetër i arrestuar raportohet se është Alfred Nikolla.
SPAK konfirmoi mëherët arrestimin e tyre ndërsa u shpreh se do të ketë një reagim më të detajuar në vijim. Sipas informacioneve arrestimi është bërë me kërkesë të SPAK për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.