Aktualitet
Spak: Vazhdojnë hetimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Në një takim me gazetarët në këtë fund viti Altin Dumani iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur me çështje tepër të ndjeshme. Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: Kontrollet tona janë instrument për të gjetur proven. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”
Monika Kryemadhi është në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ para pak ditësh ajo tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, hetimi nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve. Ndërkohë Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK por GJKKO ia rrëzoi më 7 dhjetor