Connect with us

Bota

Spanjë/ Ktheu vilën në shtëpi bari, arrestohet ish-ushtaraku shqiptar

Një ish-ushtarak shqiptar që ishte dërguar me shërbim në Francë, është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle. Mediat lokale shkruajnë se i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar për kultivim dhe shitje kanabis bashkë me gruan e tij.

Dyshja kishin kthyer një vilë 2-katëshe në një ‘shtëpi bari’. Brenda ndërtesës, policia gjeti drogë, 15 armë, dy sëpata, dy hanxharë, një sharrë dhe gjashtë thika.

E gjithë vila monitorohej nga kamera sigurie.

Advertisement