Connect with us

Sport

Spanjolli shkon në Arabinë Saudite

Pavarësisht zërave se Sergio Ramos mund të kthehet te Sevilla, dhe dëshirës së vetë lojtarit, klubi spanjoll nuk e ka ndërmend ta afrojë atë. Sevilla nuk e konsideron rikthimin e mbrojtësit. Në të njëjtën kohë, theksohet se informacioni për dëshirën e 37-vjeçarit spanjoll për të luajtur sërish për ekipin e fëmijërisë së tij është i vërtetë. Familja e tij dëshiron të kthehet në Spanjë dhe në Sevilje ai ka gjithçka që i nevojitet, duke përfshirë një fermë. Megjithatë, e ardhmja e ish-lojtarit të PSG-së dhe Real Madridit nuk është te Sevilla.Shoqëruesit e futbollistit i pëlqejnë opsionet nga Arabia Saudite. 

Advertisement