Connect with us

Sport

Spektakël në Orlando, Barça dhe City barazojnë 2-2, triumfojnë…

Spektakolare ishte sfida miqësore e zhvilluar të martën në mbrëmje në Amerikë, mes Barcelonës dhe Manchester Cityt. 4 gola shumë spektakël dhe në fund ata që triumfojnë janë “Blaugranat”, pas penalltive me rezultatin 4-1.

Pjesa e parë ishte shumë e bukur, ku spektatorët e pranishëm në Camping World Stadium të Orlandos, ishin dëshmitarë të 3 golave të realizuar. Serinë e golave e hapi Victor për Barcelonën në minutën e 24’, por të besuarit e Pep Guardiolës barazuan me të riun O’Reilly. Atëherë kur u mendua se të dyja skuadrat po shkonin në pushimin mes dy pjesëve me barazimin 1-1, ishin sërish katalanasit që kaluan në avantazh me Pablo Torre.

Në pjesën e dytë të dy teknikët Guardiola dhe Flick kryen shumë ndryshime. Ishte Jack Grealisht që në minutën e 60’ realizoi golin e barazimit 2-2, rezultati që nuk ndryshoi deri në fund të 90 minutëshit. Për të përcaktuar fituesit të dyja skuadrat i’u drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, ku katalanasit u treguan të saktë, ndërsa për kampionët e Anglisë peshuan shumë gabimet nga 11 metra të Kalvin Philips dhe Jacob Wright.

Kjo ishte humba e dytë në 4 ditë në turneun miqësor në SHBA për Pep Guardiolën, pas asaj ndaj Milanit 2-3, që tregon më së miri vështirësitë e spanjollit, duke qenë se “qytetarëve” u mungojnë ende plotë 13 futbollistë të formacionit.

Advertisement