Connect with us

Politike

Spiropali për ndarjen nga jeta të analistit Artur Zheji: Zë dhe penë e talentuar

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, shprehu ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji.

Ajo e përshkroi Zhejin si një zë të veçantë dhe një penë të talentuar që do t’i mungojë thellësisht publikut shqiptar.

Lajmi për ndarjen e tij u prit me trishtim të madh në media dhe komunitetin e gazetarëve. Spiropali i uroi Arturit Zhejit të pushojë në paqe, duke nderuar kontributin e tij në fushën e gazetarisë dhe analizës.

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artur Zheji:

 

 

“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar.

Pusho në paqe, Artur!”

Advertisement