Connect with us

Politike

Spiropali prezantohet si drejtuese, Gjiknuri reagon

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk është tragjedi që nuk fitohet Shkodra. Deklaratën e bëri pas mbledhjes në PS-në e Shkodrës ku Elisa Spiropali u prezantua si drejtuese politike duke zëvendësuar Edona Bilalin.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nuk shkon më socialistët e Shkodrës, Gjiknuri u shpreh se si forcë politike përpiqen që të bëjnë më të mirën, në mënyrë që Shkodra të drejtohet nga një socialist, por theksoi se në fund e vendosin qytetarët dhe nuk është “tragjedi që të mos fitohet Shkodra”.

Pyetje: Çfarë nuk shkon me PS në shkoder?

Damian Gjiknuri: Jeta na mëson që njeriu duhet të vazhdojë të përpiqet të bëjë më të mirën, derisa qytetarët e Shkodrës ta kuptojnë që do të ishte më mirë për ta që të drejtohej nga një kryebashkiak socialist. Por në fund të fundit njerëzit bëjnë zgjedhjen e tyre, ne nuk duam të dominojmë çdo kënd. E rëndësishme është që PS të paraqesë alternativën e saj që ne besojmë është më e mira, por në fund e gjykojnë qytetarët. Nuk është tragjedi që nuk u fitua Shkodra, fatkeqësisht nuk më vjen mirë sepse mund të ishte më mirë për qytetarët e Shkodrës që të drejtohej nga socialistët.

Elisa Spiropali është prezantuar si drejtuese politike e qarkut Shkodër para strukturave të këtij qarku.

Spiropali e konsideroi kënaqësi dhe përgjegjësi pozicionin politik ne Shkodër, ndërsa deklaroi se Qeveria nuk ka diskriminuar Shkodrën për votën ndryshe por nuk ka gjetur bashkëpunim nga kryetaret e bashkive, duke sjell një paralelizëm me bashkinë Tropojë.

‘Faleminderit për interesin e për kohën tuaj që jeni këtu. Unë falënderoj kryesinë e PS për këtë vendim. Është kënaqësi e nder të punoj me qytetarët e Shkodrës. Më pëlqën energjia e këtij qyteti e këtij qarku pavarësisht kë votojnë. Ne nuk jemi për të imponuar ofertën e PS ne jemi për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qaku’- tha Spiropali

Sfida socialisteve por edhe e drejtueses Spiropali ngelen zgjedhjet e ardhshme lokale, ku PS synon te thyeje bastionin e demokrateve, Shkodrën.

Advertisement