Bota
Spiunazhi rus në Gjermani/ Agjentët e Putinit hidhen në aksion
Spiunët rusë mbërrijnë në Gjermani. Një raport nga shërbimi i kundërzbulimit ushtarak gjerman Mad (Militärischer Abschirmdienst), një nga tre agjencitë federale të inteligjencës gjermane, ka identifikuar automjete të dyshimta në Idar-Oberstein dhe Grafenwöhr në Landin e Bavarisë
Mesa duket qeveria gjermane është zgjuar vonë
“Në një ofensivë të gjerë, shërbimet sekrete ruse po sulmojnë Perëndimin. Ata depërtojnë në rrjetet kompjuterike, spiunojnë, agjitojnë dhe sabotojnë – madje edhe vrasin”, thuhet në një postim në Twitter nga revista gjermane Der Spiegel, e cila citon burime brenda kundërzbulimit ushtarak.
Në Idar-Oberstein, forcat e armatosura gjermane trajnojnë ushtarët ukrainas në përdorimin e obusit gjerman Panzer 2000. Qeveria e Berlinit deri tani ka autorizuar dërgimin e 100 ekzemplarëve në zonën e luftës.
Forcat ukrainase po stërviten gjithashtu në Grafenwöhr, ku ushtria amerikane po i trajnon ata se si të luftojnë me sistemet e artilerisë perëndimore.