Connect with us

Aktualitet

‘Spiunë’ në Gramsh, 4 të arrestuarit dyshohet se janë rekrutuar nga Rusia

Kur kanë kaluar 8 muaj pas arrestimit të 3 shtetasve rusë dhe 1 nga Ukraina në uzinën e armëve të Gramshit, autoritetet shqiptare kanë dyshime të forta se kemi të bëjmë me një rast të spiunazhit rus. Gazetari Julian Kasapi raporton për se pas dështimit të policisë shkencore, organi i akuzës ka dërguar për të dytën herë telefonat e të prangosurve për të mësuar komunikimet që rusët kanë pasur dhe për të zbuluar se me kë kanë kontaktuar.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës nuk i mohon dyshimet e arsyeshme që, Svetlana Timofevaa, Mikhail Zorin, Fjodor Mihailoviç dhe Fedis Alpatov nga Ukraina të jenë agjentë të rekrutuar nga inteligjenca ruse.

Para 1 muaji Gjykata i refuzoi Rusisë kërkesën për ekstradim 33-vjeçares ruse, Timofevaa, duke pranuar kërkesën e kësaj të fundit për të qëndruar në Shqipëri; ndërsa aktualisht 4 të arrestuarit të mbahen në qeli edhe pas kërkesave të tyre të vazhdueshme për liri me kusht.

Timofeyeva, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri. Ata tentuan të futeshin në Uzinën e Gramshit por u ndaluan nga ushtarët shqiptarë. Ishte Zorin ai që bëri tentativën të futej, ndërsa Timofeyeva dhe ukrainasi qëndronin në një makinë sportive. Pasi 24-vjeçari u ndalua nga shqiptarët, i sulmoi ata me një spraj lotsjellës. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për spiunazh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi që i ka dërguar në Shqipëri për të fogorafuar uzinat. Hetimet vijojnë.

Advertisement