Kosova
Stano i dërgon paralajmërim Serbisë: Do keni pasoja të rënda
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano tha me rastin e shënimit të “Ditës së Republikës Srpska” se duhet të ruhet sovraniteti, integriteti territorial, rendi kushtetues dhe njohja ndërkombëtare e Bosnje Hercegovinës dhe se të gjitha aktivitetet kundër këtyre parimeve do të çojnë në pasoja të rënda.
“BE u kërkon vazhdimisht të gjitha partive politike që të përmbahen nga retorika dhe aktivitetet provokuese, veçanërisht ato në Republika Srpska që vënë në pikëpyetje sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e shtetit,” tha Stano.
Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parime shumë të rëndësishme për BE-në, kur bëhet fjalë për të gjitha vendet që duan të anëtarësohen në BE.
Duke folur se cilat mund të jenë pasojat, Stano tha se mund të jenë “çfarëdo që të bien dakord vendet anëtare” dhe se ekziston mundësia e vendosjes së masave politike, ekonomiko-financiare dhe kufizuese.