Kosova
Stano – Konjufcës: BE i kryen punët e saj, të njëjtën bëni edhe ju
“Bashkimi Evropian i di detyrat e veta, por të njëjtën duhet ta bëjnë edhe ata që udhëheqin ne Kosovë” – keshtu ka thënë Zëdhënësi i Unionit, Peter Stano teksa ka komentuar “qortimet” që Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Glauk Konjufca, i bëri ndaj BE-së të mërkurën.
“Nuk komentojmë komente të rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm shtetëror. BE i di detyrat e veta, përqendrohet në to dhe kryen punët e saj. Edhe këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën” – deklaroi Stano pasi u pyet për komentet e Konjufcës.
Konjufca, gjatë ditës se djeshme vlerësoi se do të ishte mirë që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë përpilimit të raportit për Kosovën, të thotë se “Bankat Postare të Kursimeve” të Serbisë në Veri, kanë qenë të paligjshme.
“Do të ishte mirë që kur Borrell ta shkruajë raportin të thotë që këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë, është mirë me ia dhënë definicionin se çka janë ato. Kështu ishin ato. Ishin banka të Serbisë në Republikën e Kosovës. Si të tilla unë nuk mendoj se janë të