Connect with us

Rajon

Status Quo-ja që i pëlqen Serbisë/ Flet Florian Bieber

Pas tensioneve në veri të Kosovës, ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm. Si do të veprohet më tej?

Për studiuesin e Europës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit nga i gjithë ky shkallëzim më shumë përfiton presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“Serbia del mirë nga kjo, dhe është pozitive për Rusinë. Rusisë i pëlqejnë trazirat në Ballkan.” Jo sepse Rusisë, kjo i sjell diçka, por është një manovër për tërheqjen e vëmendjes. Rusisë i ndihmon ta paraqesë të dobët perëndimin.
“Në të njëjtën kohë Vuçiqi nuk i ka prishur marrëdhëniet me perëndimin dhe kështu ai i ka mbajtur të gjitha dyert të hapura, ashtu siç e bën këtë prej një dekade.”

Sipas Bieber adresimet e drejtpërdrejta të fajit nuk janë të peshuara mirë. Dhuna nuk erdhi në fund të fundit nga autoritetet kosovare të sigurisë.
Eksperti për Europën Juglindore, Florian Bieber thotë se duhet një ristartim i negociatave. Për një kthim në premtimet e mëparshme as Serbia dhe as Kosova nuk kanë stimuj të mëdhenj. Për presidentin serb këto probleme janë një manovër e dëshiruar për largimin e vëmendjes nga problemet e brendshme. Kryeministri Kurti nuk do të shkojë shumë larg në lëshimet për komunat serbe. “E me këtë kemi një situatë, ku në të vërtetë të dyja palët nuk janë të gatshme për kompromis”, thotë Bieber duke thrksuar
“Serbia vetë mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quo-së, Kosova jo edhe aq. Këtu nevojitet presion masiv dhe stimuj masiv për të arritur progres të vërtetë. Asnjë zgjidhje e shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada”.

Advertisement