Connect with us

Kronike

‘S’të vras…’/ Malaj-gruas: Dua të përjetosh dhimbjen që më ke shkaktuar

Taulant Malaj është 45-vjeçari shqiptar i cili vrau vajzën e tij dhe një italian, si dhe plagosi gruan e tij. Shkak i ngjarjes ka qenë xhelozia, pasi sipas shqiptarit pas dyshimeve, gruaja e tij e kishte pranuar se kishte marrëdhënie me italianin.

Konkretisht viktimat krimit që u regjistrua në Itali, janë shtetasi italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje me gruan e tij, si edhe vajza e Malajt, Xhesika, 16-vjeçe. Ndërkohë e plagosur është gruaja e Taulantit e identifikuar si Tefta Malaj. Së fundmi mediat italiane, kanë publikuar të tjera detaje tronditëse për vrasjen e dyfishtë në Itali nga shqiptari Taulant Malaj.

45-vjeçari mësohet t’i ketë thënë gruas së tij se: “Nuk po të vras se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që ti më ke shkaktuar.” Tefta Malaj u sulmua 6 herë me thikë nga Taulant Malaj, teksa pas ngjarjes, ajo është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement