Bota
Stërvitja më e madhe që nga Lufta e Ftohtë, NATO trupa pranë Rusisë
NATO do të nisë stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë vitin e ardhshëm, duke grumbulluar më shumë se 40,000 trupa, për një “simulim” se si aleanca do të përpiqej të zmbrapsë agresionin rus kundër një prej anëtarëve të saj.
Stërvitja do të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe pritet të përfshijë midis 500 dhe 700 misione luftarake ajrore, më shumë se 50 anije dhe rreth 41,000 trupa, thanë zyrtarët e NATO-s.
Stërvitja do të zhvillohet në të gjithë Gjermaninë, Poloninë dhe vendet baltike në shkurt dhe mars dhe është pjesë e një strategjie të re stërvitore që do të shohë aleancën ushtarake të kryejë dy stërvitje të mëdha çdo vit, në vend të një.
Stërvitja është projektuar për të modeluar manovra të mundshme “kundër një armiku të modeluar sipas një koalicioni të udhëhequr nga Rusia”. Stërvitja është gjithashtu e para për sa i përket aftësive teknike, duke përdorur të dhëna gjeografike të botës reale për të krijuar skenarë më realistë për trupat.
NATO gjithashtu do të stërvitet për të luftuar kërcënimet terroriste jashtë kufijve të saj të menjëhershëm. Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha në qershor të vitit të kaluar se aleanca do të rriste numrin e forcave të saj të gatishmërisë së lartë nga 40,000 në “mbi 300,000”.