Connect with us

Bota

Steve Bannon është i bindur: Vullneti i Zotit kërkon që trump të bëjë tre mandate si president

Steve Bannon, ish-këshilltari kryesor i Donald Trump dhe një nga mbështetësit më të përkushtuar të tij, ka deklaruar se presidenti do të shërbejë edhe për një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë.

Bannon i bëri këto komente gjatë një interviste me kryeredaktoren e The Economist, Zanny Minton Beddoes, dhe zëvendësin e saj, Ed Carr, në Washington.

Kur u pyet për Amendamentin e 22-të, që kufizon presidentët në dy mandate, Bannon tha se brenda rrethit të brendshëm të Trump ekziston një “plan” për ta anashkaluar këtë kufizim. Ai nuk zbuloi detajet, por siguroi se do të ketë mënyra të ndryshme për ta realizuar këtë në kohën e duhur.

Bannon e përshkroi Trumpin si “një mjet të providencës hyjnore” dhe theksoi se është “vullneti i popullit amerikan” që ai të shërbejë edhe një mandat tjetër. Ai shtoi se Trump nuk është i përsosur, nuk është shumë fetar, por ka arritur të realizojë gjëra që dukeshin të pamundura, duke u bërë kështu një “mjet i vullnetit hyjnor”.

Sipas Bannon, shanset për një mandat të tretë janë më të mira se ato që kishte Trump në vitin 2016 dhe 2024: “Ne kishim shanse më të vështira në ’16 dhe më të vështira në ’24 sesa kemi për ’28,” tha ai, duke shtuar: “Duhet të përfundojmë atë që kemi nisur”.

Pavarësisht se Kushtetuta e SHBA-ve ndalon një mandat të tretë, Trump ka bërë më parë aludime për këtë mundësi, madje ka futur edhe aksesorë “TRUMP 2028” në dyqanin e Shtëpisë së Bardhë, vetëm disa muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë.

Në një intervistë të marsit me NBC News, ai këmbënguli se nuk po bëhej shaka kur fliste për mundësinë e një mandate të tretë, pavarësisht se do të bëhej rrjedhimisht presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-ve, kur të përfundojë mandati i tij i dytë në janar 2029.

Advertisement