Kosova
Stop dialogut/ Konjufca tregon kushtet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se asnjë propozim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës nuk mundet mte jete bazë për negociata.
Ai I beri këto komentet kur u pyet për deklaratë e emisarit Lajçak i cili të hënën tha se draft-statutit për Asociacionin i propozuar nga Ekipi Menaxhues, ka qenë vetëm një pikë nisje dhe se negociatat duhet ta vazhdojnë.
Por, Konjufca ka thënë se ky draft-statut është anti-kushtetues dhe se është bërë me urdhër të Serbisë dhe presidentit të saj për krijim e një republike serbe brenda Kosovës.
Konjufca tha se Kosova nuk ka pse te marre pjese ne dialog nëse BE nuk kërkon zgjidhje brenda Kushtetutës së Kosovës.