Kosova
STOP, kjo është e tepërt, diplomati kundër Gjermanisë dhe SHBA-ve
Diplomati serb Zoran Millivojeviç ka vlerësuar se reagimi i shpejtë i ambasadorëve të SHBA-së dhe Gjermanisë në Prishtinë, Xhefri Hovenier dhe Jorn Rode, pas arrestimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ka qenë i motivuar politik.
“Nga pikëpamja politike dhe diplomatike, këto reagime ishin, thënë më butë, të paqarta. Reagimi i ambasadorit amerikan flet për respektimin e disa marrëveshjeve. Nuk është e qartë se për çfarë marrëveshjesh flet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e rendit kushtetues të një vendi. Cilat janë këto marrëveshje? Nuk ka marrëveshje dypalëshe, por ka organe të shtetit amë, Kushtetutë dhe ligje”, tha Millivojeviç.
Siç theksoi ai, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, ishte edhe më pak i qartë në kritikat e tij.
“Çfarë lidhje kanë negociatat për anëtarësim në BE dhe kandidaturën e Serbisë me arrestimin e një personi që kërcënon rendin kushtetues të një vendi? Nuk ka të bëjë fare”, theksoi Millivojeviç dhe vlerësoi se këto janë mesazhe pa mëdyshje politike që konfirmojnë atë që, siç tha ai, dihet prej kohësh në Serbi.
“Në Serbi po ushtrohet presion politik. Për gjithçka që po bën pala e Kurtit, qeveria e Kurtit, arrestimet e serbëve pa asnjë bazë ligjore, mbajtja e njerëzve në paraburgim për një vit, që është jashtë të gjitha normave dhe standardeve të vendeve pikërisht të qytetëruara dhe pikërisht këtyre vendeve, ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë nuk kanë asnjë reagim”- deklaroi Millivojeviç.
Ai ka thënë se është një mesazh për Serbinë që këto vende të mbështesin dhe respektojnë palën prishtinase deri në fund dhe se tolerojnë anashkalimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe se në këtë rast po mundohen të mbrojnë politikisht një autoritet dhe sjellje në Prishtinë që, siç ka theksuar ai, nuk ka të bëjë me arsyet pse Serbia ka arrestuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Sipas tij, Serbia i respekton plotësisht ligjet dhe rregullat.
“Ata vazhdimisht na dërgojnë mesazhe, thonë hapur se dialogu është zgjidhja e vetme, se dialogu nuk ka alternativë, se zgjidhja politike duhet të gjendet me dialog, por nga ana tjetër nuk lëvizin as gishtin e vogël për veprimet e Kurtit”- tha Millivojeviç dhe shtoi se është e qartë që pala prishtinase nuk dëshiron dialog dhe as nuk dëshiron t’i përmbushë obligimet e mëparshme, përfshirë edhe formimin eaaociacionit, por edhe për të gjetur një mënyrë që serbët në Kosovë të jetojnë normalisht, duke përfshirë, siç tha ai, një modus vivendi për funksionimin e dinarit.
“Prandaj është plotësisht e qartë se kush nuk dëshiron dialog. Ne duam dialog dhe i takon ndërmjetësuesve që të mundësojnë që dialogu të ndodhë. Nuk kërkojmë asgjë tjetër, vetëm atë që është një detyrim i vjetër, asociacioni” – potencoi diplomati.