Connect with us

Kosova

Stop, lojërave ballkanike nga dy ballkanas

Analisti serb Aleksandër Popov, Drejtor i Qendrës për rajonalizëm, me seli në Novi Sad, tha se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi është është varianti me optimal i mundshëm i zgjidhjes.

Popov, në intervistë për Zërin e Amerikës,tha se propozimi parasheh njohjen “implicite” të Kosovës nga Serbia ndërsa nënvizoi se Asociacioni i komunave me shumice serbe nuk do të jetë njësoj me entitetin serb në Bosnjë.

Sipas Popov, “BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar aq shumë energji dhe kapital politik sa nuk mund t’i lejojnë vetes që kjo përpjekje të dështojë. Ata do bëjnë gjithçka që kjo të ketë sukses sepse nuk kanë më kohë që të merren edhe me Ukrainën edhe me këto hapësirat tona dhe me lojërat e liderve tanë politikë”.

I pyetur nëse mund të pengojnë procesin qoftë kushtet e Albin Kurtit për Asociacionin apo paralajmërimet e Aleksander Vuçiç për zgjedhje të reja të mundshme në Serbi, Popov u shpreh: Perëndimi nuk do të lejojë që procesi të dëmtohet nga lojëra ballkanike prej dy ballkanasve.

Për analistin serb, asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë një Republikë e re Serbe

“Ajo që propozohet është larg nga Republika Serbe. Këtu duket se pengesa është emërtimi “serbe” dhe paskësaj kapt Albin Kurti dhe deklaron se nuk është në pajtim më shoqërinë shumetnike të Kosovës dhe Kushtetutën. Në Kosovë ka komuna më shumicë turke por edhe dhjetë komuna sipas planit të Ahtisaarit. Kjo ndoshta është pika fillestare ku mund të flitet për Asociacionin”- u shpreh Popov

 

Advertisement