Connect with us

Kronike

Strehuan prej muajsh “Pole Qorrin”! Njëri berber, tjetri i çonte ushqim…kush janë 3 bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, janë tre personat e arrestuar bashkë me Flodian Plakun, nën akuzë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Të tre kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e ekzekutorit të dyshuar të Gentjan Bejtjas, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Policia.

Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ky i fundit ishte strehuar. Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte “Pole Qorri”. Ndërsa Armand Dano nga Shkodra, ishte berberi i Flodian Plakut, të cilin besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim.

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë-Krujës u arrestua një ditë më parë (3 gusht).  42-vjeçari i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani, kishte jetuar kryesisht në Greqi dhe Itali, por kohët e fundit dyshohet se ishte fshehur në Dubai për t’iu shmangur ndjekjes penale në Shqipëri. Bashkë me Plakun është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Në momentin e arrestimit “Pole Qorrit” i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 amëve të zjarrit.

Advertisement