Rajon
Studentët serbë nisen drejt Brukselit/ 2 mijë km për të informuar në BE regjimin e Vuçiç

Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur tani drejt Brukselit. Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare.
Një grup studentësh serbë nisën të premten një ultramaratonë politike drejt Brukseli. Ata duan të përshkojnë pothuajse 2,000 kilometra brenda 18 ditësh për të informuar përfaqësuesit e Parlamentit të BE-së rreth situatës politike në vend.
Në Serbi po zhvillohen prej disa muajsh protesta masive kundër qeverisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç. Ato nisën pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024.
Sipas mediave serbe grupi përbëhet nga 21 studentë. Vrapuesit që do të përshkojnë gjashtë vende, ndër to edhe Austrinë dhe Gjermaninë, i shoqëron një automjet. Kur u nisën të premten në mëngjes nga Novi Sad, një nga pjesëmarrësit tha se ata po vraponin për një “Serbi më të mirë dhe demokratike”.

