Connect with us

Lifestyle

Studimi: Fëmijët zgjasin me 2 vjet jetën e prindërve të tyre

Ne e përdorim vazhdimisht shprehjen “fëmijët të shtojnë jetën”, por me sa duket kjo është provuar edhe shkencërisht.

Kur Friedrich Nietzsche deklaronte “ajo që nuk të vret, të bën të fortë” ai ndoshta nuk ka pasur parasysh prindërimin. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se përkundër netëve pa gjumë, merakut të pandërprerë dhe dhimbjeve të kokës për shkak të financave, fëmijët iu rrisnin jetëgjatësinë.

Në të vërtetë, baballarët jetojnë gati dy vjet më gjatë se burrat pa fëmijë, ndërkohë që nënat fitojnë 18 muaj më shumë jetë.

Shkencëtarët nuk besojnë se efekti është biologjik, por dashuria dhe mbështetja është shumë e rëndësishme në jetën e mëvonshme. Njerëzit me një familje inkurajohen për t’u vizituar te mjeku, qëndrojnë aktivë dhe marrin kujdes nga të dashurit e tyre.

Studimet e mëparshme kanë gjetur se vetmia, ose humbja e një partneri në jetën e mëvonshme mund të shpejtojë vdekjen, por ky studim tregon se fëmijët kanë një efekt mbrojtës.

Dr. Karin Modig, i cili ka kryer studimin tha se: “Fëmijët lidhen me jetëgjatësinë, sidomos në pleqëri. Mbështetja nga fëmijët për prindërit e moshuar mund të jetë me rëndësi për shëndetin e prindërve dhe jetëgjatësinë e tyre. Në pleqëri stresi i të qenit prind është më i ulët dhe në vend të kësaj, prindërit mund të përfitojnë nga mbështetja sociale e fëmijëve të tyre.”

Për të parë nëse prindërimi mund të ndikojë në jetëgjatësi u studiuan të dhënat e rreth 1,5 milionë njerëzve. të cilët kishin lindur në fillim të vitit 1911. Rreziku i vdekjes u rrit me rritjen e moshës, pavarësisht nëse individët ishin prindërit ose jo.

Por duke marrë parasysh faktorët me ndikim, si arritjet arsimore, jetëgjatësia ishte më e lartë në mesin e atyre që kishin fëmijë.

Advertisement