Lifestyle
Studimi: Nëse doni të lini duhanin merni një kafshë shtëpiake
Një studim i ri zbuloi se një ndër motivimet më të mëdha që njerëzit të lënë duhanin janë kafshët shtëpiake.
Sipas ueb-faqes “HealthDay”, në hulumtimin e bërë nga Departamenti i Menaxhimit Shëndetësor pranë Universitetit George Mason në SHBA, personat kur bëjnë kërkime në rrjetet sociale për të lënë duhanin, ata me më shumë gjasa kanë tendencë të ndërveprojnë me rezultatet se si kafshët e tyre shtëpiake preken nga kjo.
Sipas tij, fushatat anti-duhan mund të përdorin rezultatet e hulumtimit të tyre që të arrijnë sa më mirë tek populli.
Hulumtimi zbuloi gjithashtu se përdoruesit e rrjetit social Facebook kanë më shumë gjasa të angazhohen me postime me video dhe zbuloi se fushatat e mëdha qeveritare dhe jofitimprurëse nxisin më shumë angazhim sesa fushatat e vogla lokale.