Aktualitet
Stuhia e fortë ‘tremb’ pushuesit, turistët braktisin plazhin
Këtë fundjavë, kushtet e motit kanë qenë të paqëndrueshme. Stuhia e fortë e erës dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Shëngjinin mesditën e sotme.
Si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, pushuesit janë detyruar të braktisin plazhin.
Korriku nuk e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin turistik, ku planet e pushuesve janë prishur për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe erërave të forta.