Politike
Sugjerimi i Fevziut: Në zgjedhjet e 2025-ës Berisha të ketë ‘rolin e babait’
Gazetari Blendi Fevziu mendon se Partisë Demokratike i duhet ndryshim. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Të paekspozuarit’, ai u shpreh se kësaj partie i duhet një lider i ri, rreth të 40-tave. Po ashtu, i pyetur për rolin e kryedemokratit Sali Berisha, Fevziu nuk mendon se ai duhet të tërhiqet, por shtoi se në zgjedhjet e vitit 2025, ai duhet të mbajë rolin e ‘babait’ të partisë, pa ndërhyrë e pa influencuar.
“Mendoj se zoti Berisha, për momentin nuk mund të ketë zgjidhje në PD me largimin e tij. Mendoj që Berisha për zgjedhjet e 2025, duhet të luajë rolin e kryetarit të nderit, ose babait të PD por pa influence dhe duhet të hapë garë për të zgjedhur një të ri. PD ka nevojë për një kryetar te të dyzetat.
PD duhet të ulet në tavolinë dhe të pyesin veten Çfarë ju ka ndodhur. Nuk ka nevojë për kamera. E dyta, PD duhet të bëjë një sondazh të thellë te elektorati i saj për të kuptuar pse nuk kanë dalë votuesit e saj. Bëj një sondazh, për arsyet e kësaj.
Berisha nuk mund të dalë dhe të drejtojë koalicionin e opozitës në vitin 2025. Ai duhet të jetë president nderi. Duhet hapje, zgjerim, një figurë e re”
Fevziu nuk zgjodhi të thoshte emrin e liderit që mendon se mund të drejtojë PD-në.