Bota
Sulme masive në Liban! Thirrje banorëve për evakuim, dhjetëra të vrarë
Libani është tronditur nga sulmet e vazhdueshme izraelite, të cilat kanë vrarë dhjetëra persona. Më i goditur ishte Bejruti, teksa ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të evakuohen menjëherë për shkak të rrezikut. Libani tha se sulmet izraelite vranë 33 njerëz në të gjithë vendin pa kaluar ende 24 orë që nga sulmet e ditës së djeshme. Agjencia shtetërore e lajmeve tha se sulmi ishte kryer nga “forca ajrore armike” në periferinë Burj al-Brajneh të Bejrutit jugor.
Media shtetërore libaneze raportoi këtë të mërkurë një valë të tretë të sulmeve izraelite në bastionin jugor të Hezbollahut në Bejrut në 24 orë, ndërsa ministria e shëndetësisë tha se një tjetër sulm në jug të kryeqytetit vrau tetë njerëz.
Ndërtesat janë shkatërruar, ndërsa po vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.
Autoritetet libaneze raportojnë se më shumë se 3,360 njerëz janë vrarë që nga tetori i vitit të kaluar, kur Hezbollahu dhe Izraeli nisën përleshjet intensive ndërkufitare pas sulmeve vdekjeprurëse nga aleati i tij grupit militant të Hamasit me bazë në Gaza.