Connect with us

Aktualitet

Sulmet e Metës ndaj Dumanit/ Ambasadori britanik: SPAK ka mbështetjen tonë…

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka reaguar pas akuzave të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Sipas King-Smith Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e SPAK për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Reagimi i Ambasadorit britanik në Tiranë:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Advertisement