Connect with us

Aktualitet

‘Sulmet kaluan çdo limit’/ Gazetarit Qyno fitoi të drejtë, Hoxha: More fitore për të gjithë ne

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno, pas padisë së tij për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij dhe jo vetëm. Në një shkrim të gjatë në rrjetin e tij “Facebook”, Artan Hoxha fillimisht uron kolegun e tij për fitoren në sallën e gjyqit, duke i përmendur të gjitha vështirësitë që ka kaluar. Sipas tij, situata dukej aq e pashpresë, sa në atë sallë gjyqi, numerikisht kishte më shumë prokurorë të SPAK dhe prokurorë të OPDAT, se sa gazetarë të interesuar jo për fatin kolegut të tyre, por për fatin e profesionit që ata ushtrojnë. Më pas, gazetari shton se puna, mundi, sakrifica dhe lodhja e kolegut u shpërblye nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese. Hoxha thekson se ajo tetëshe gjyqtarësh, meriton një nderim dhe një duartrokitje sepse vendosën për të drejtën. Ndër të tjera, një koment e kishte edhe për kolegët.

REAGIMI I ARTAN HOXHËS: 

E drejta vonon, por ne fund, TRIUMFON…. Jam ende “i nxehtë” nga vendimi i djeshëm, për të shkruar qartë dhe saktë mbi atë që ka ndodhur. URIME Elton. Së pari për ty, dy djemtë e tu te vegjël, bashkeshorten dhe dy prindërit e moshuar. Më shumë se ty, ata e kanë përjetuar çfarë të ndodhi në të vërtetë. Kanë parë në dy raste se si brenda një viti, t’u bastis shtëpia, makina, zyra e punës, madje dhe lokali ku pi kafen përditë. Uroj që së paku, dy djemtë e tu të mitur, ta kenë fshirë sa munden nga kujtesa, imashin e hetuesve që, u bastisin sirtaret ku mbajne lodrat, fletoret apo veshjet e tyre. U ndalojnë babain tek dera e shtëpisë, ndërsa mban në duar dy çantat e shpinës dhe është bërë gati të çojë djemtë në shkollë. Prandaj shijoje këtë fitore, e cila erdhi si një rrufe në qiell të kaltër, në një kohë të zymtë, kur sulmet ndaj teje kaluan çdo limit. Fitorja jote, patjetër që është një ditë madhe dhe një fitore për gjithë median, sidomos për reporterët e terrenit. Aq sa do të ngelet ne histori si preçedenti “Qyno kundër SPAK”. Por për fat të keq kjo kauzë, e cila tashmë u shërben të gjithëve, jo vetëm nuk u mbështet nga kolegët tanë, duke na braktisur të vetëm në atë sallë gjyqi hijerëndë, por u sulmuam dhe anatemuam si kriminelë. Sulmet poshtë brezit u bënë pa respektuar asnjë kriter profesional, asnjë standart të raportimit të lajmit, asnjë konfirmim të burimit, dhënie mundësie e palës nën akuzë për tu përgjigjur, lëre pastaj që askujt nuk iu bë vonë për prezumimin e pafajsisë. Situata dukej aq e pashpresë, sa në atë sallë gjyqi, numerikisht kishte më shumë prokurorë të SPAK dhe prokurorë të OPDAT, se sa gazetarë të interesuar jo për fatin kolegut të tyre, por për fatin e profesionit që ata ushtrojnë. Gjithsesi, “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”… Patjeter, nuk mund të harroj kontributin e avokatit Dorian Matlia, i cili është kthyer në një engjëll mbrojtës për gazetarët e terrenit. Puna, mundi, sakrifica dhe lodhja e tij, u shpërblye me një fitore për të gjithë ne. Padiskutim, befasia e ditës, mbetet vendimi historik për median shqiptare, nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese. Ajo tetëshe gjyqtarësh, meriton një nderim dhe një duartrokitje. ATA nuk mbajtën me hatër askënd. Aq më tepër më të dobtit përballë SPAK-ut në këtë proçes. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, thjeshtë bëri detyrën duke dhënë drejtësi. Por të kryesh detyrën në këtë vend, ka kohë që është kthyer në heroizëm…. Në fund Elton. “Miku im, disa histori janë tepër të vërteta për tu treguar”….. Keto fjale, nje zyrtar i larte i Uashingtonit, do t’ia thoshte gazetarit investigativ Gary ëebb, fitues i cmimit Pulitzer per zbulimin e perfshirjes se CIA-s, ne trafikun nderkombetar te kokaines, financimin me parate e trafikut te droges, te guerriljeve Kontras ne Nikaragua dhe shitjen e narkotikeve afroamerikaneve, ne lagjet e varfera te Los Angeles…. Ne fakt kur e mendon, nuk e ka patur keq…. Por ne jemi aty, pikërisht për te treguar këto të vërteta që, nuk i thotë askush, duke marrë përsipër gjithë kostot që rrjedhin prej tyre… Në foton e parë: Në sallën e gjyqit, gjatë mbrëmjes së djeshme me një brushy kolegësh sa gishtat e njërës dorë, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në foton e dytë: Dy prokurorët e SPAK dhe prokurori i OPTAD duke dalë nga Gjykata Kushtetuese.

Rasti i gazetarit Elton Qyno

Gazetari Elton Qyno u mbajt për rreth 11 orë në ambientet e SPAK në 14 dhjetor, dhe me një urdhër nga GJKKO iu sekuestruan dy telefonat dhe iu kontrollua banesa. Gjatë marrjes në pyetje, gazetarit iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve, të cilat i kishte publikuar në media lidhur me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Në mbrojtjen e tij gazetari Elton Qyno kërkoi asgjesimin e të gjitha materialeve që SPAK ka mundur të aksesojë nga telefonat dhe kompjuterat e tij. Në padinë e ngritur, Qyno kërkoi shfuqëzimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime të SPAK, duke i konsideruar ato se shkelnin liritë dhe të drejtat e njeriut.

Advertisement