Connect with us

Aktualitet

Sulmet kibernetike/ Hakerat tentojnë të hyjnë në banka

Eksperti i Sigurisë, Ervin Karamuço tha se hakerat iranianë kanë tentuar të hyjnë në sistemet e bankave të nivelit të dytë në vendin tonë, por nuk ia kanë dalë.

Karamuço deklaroi se tashmë nuk është më shteti përpara sulmit kibernetik por, tashmë duhet të përballet me publikimin e të dhënave që tashmë janë marrë.

“Ka një shpjegim që na vjen nga policia e shtetit në rrugë jo zyrtare që janë disa lista që vijnë e përpunohen nga policia sa herë aplikojmë për pasaporta. Inspektori i zonës kryen verifikime dhe më pas i drejton tek ALEATI. Ato nuk janë të dyshuar. Është manipuluar nga hakerat, të skeduar janë sepse policia orientohet nëse duhet të japë apo jo pasaportë.

Shumë prej tyre nuk janë kontingjent krimi, ka një problem tjetër që vjen sot nga diskutimi në Komisionin e sigurisë. Hakerat janë ende në sulm kanë tentuar bankat e nivelit të dytë por nuk ja kanë dalë. Për 14 muaj sulmet ndaj sistemeve të shtetit kanë përfunduar dhe nuk është më shteti para sulmit por para publikimit të të dhënave që janë marrë tashmë”, tha Karamuço.

Advertisement